Ish-bashkëpunëtori i Kurtit: Është helmuese heshtja e qeverisë ndaj ish-krerëve të shtetit

187
ish-bashkepunetori-i-kurtit:-eshte-helmuese-heshtja-e-qeverise-ndaj-ish-krereve-te-shtetit

Sipas tij, pafajësia e tyre duhet të prezumohet deri te gjykimi i tyre, ndërsa heshtjen e krerërve të institucioneve e quan helmuese.

“Në gjykatë ndodhen ish krerët e këtij shteti të cilëve u është jepur disa herë besimi që të udhëheqin me institucionet e shtetit tonë, prandaj pafajësia e tyre duhet të prezumohet deri te gjykimi i tyre. Deri te gjykimi ata konsiderohen si të pafajshëm, prandaj shteti jonë duhet ta kuptojë  se ata e kanë të drejtën që të mbrohen në liri, ndërsa heshtja e shtetit tonë në ditën e katërt ose të pestë është helmuese”.

Ndërsa, sipas Goranit, karakterizimi i Qeverisë Kurti është mos komunikimi me opinionin publik, duke filluar nga vet ai e deri te ministrat e qeverisë.

“Mos komunikimi publik i këtij formati deri tash nuk ka ndodhur dhe është gabim teknik i këtij kabineti, prandaj, kjo po lejon hapësira për hamendësime e keqkuptime të tipit se “çka është duke menduar kryeministri?””.

“Nuk është komoditet t’u lejohet mediave dhe opinionit publik të hamendësojë, sepse kjo pastaj mund të kalojë edhe në shpifje, do të thotë kur nuk komunikon me media, ajo interpretohet si mospërfillje, ose ideja se je i mospërfillur, atëherë kë qëndrime provokative nga mediat, qellimi i të cilave është tërheqja e vëmendjes për interesa të rëndësisë publike”.

Kurse, rastin e deklarimeve të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gervallës, vite më parë se ajo ka deponuar fakte në Gjykatën Speciale, Gorani ka thënë se kur dëshiron që të jesh njeri publik, atëherë duhet të kesh kujdes nga deklarimet publike.

“Rasti i Donika Gervallës,  është shembull shkolloj i një proverb “shumë më shumë njeriu pendohet për gjërat që i ka thënë se për ato që s’i ka thënë”.