Gruaja nga Ferizaj në polici: Një mashkull më sulmoi seksualisht, kisha frikë ta raportojë

56
gruaja-nga-ferizaj-ne-polici:-nje-mashkull-me-sulmoi-seksualisht,-kisha-frike-ta-raportoje

Një grua nga Ferizaj thotë se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull.

Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Viktima femër nga Ferizaj ka raportuar gjatë ditës së djeshme është sulmuar seksualisht nga një mashkull i cili i kishte bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike.

Tutje viktima ka thënë se ka hezituar ta paraqes rastin me kohë, nga frika nga i dyshuari.

“Viktima femër kosovare me datën 03.05.2021 ka raportuar se nga data e cekur është ngacmuar e sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, duke i bërë presion psikologjik në mënyrë sistematike. Sipas viktimës, mos raportimi me kohë ka qenë frika nga i dyshuari. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.