E mitura nga Novobërda shkon te këndi i lojërave, por nuk kthehet në shtëpi – nëna e raporton të zhdukur

10
e-mitura-nga-novoberda-shkon-te-kendi-i-lojerave,-por-nuk-kthehet-ne-shtepi-–-nena-e-raporton-te-zhdukur

Një grua nga Novobërda ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llabjan të Novobërdës, mbrëmjen e së dielës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Ankuesja ka deklaruar në polici se vajza e saj e mitur kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në këndin e lojërave, por nuk është kthyer më.

“Fsh. Llabjan, Novobërdë 02.05.2021-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj  e mitur viktima femër kosovare kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkolla fillore, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.