Varane humbet ndeshjen ndaj Chelseat

38
varane-humbet-ndeshjen-ndaj-chelseat

Raphael Varane do t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, për shkak të një lëndimi muskulor.

Mbrojtësi francez u detyrua ta lërë fushën para kohe në fitoren e Real Madridit kundër Osasunas të shtunën në La Liga, për shkak të shqetësimit që e ndiente në muskuj.

Testet mjekësore në kryera në të në ditët pas ndeshjes, konfirmuan se lëndimi është serioz dhe ai nuk do të udhëtojë drejt Londrës.

Kjo është një goditje tjetër për trajnerin Zinedine Zidane në repartin e mbrojtës, pasi atij do t’i mungojnë tashmë Lucs Vazquez dhe Dani Carvajal, ndërsa Sergio Ramos dhe Ferland Mendy janë në dyshim.

Real Madridi do të përballet me Chelsean të mërkurën në orën 21:00 në Stamford Bridge.

Gjiganti madrilen do të ketë punë të vështirë për ta arritur finalen, sepse nuk mundi të nxjerrë më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë në shtëpi.

The post Varane humbet ndeshjen ndaj Chelseat appeared first on RahovecNET.