30 mijë tifozë të Interit i shkelin rregullat e COVID-19 për ta festuar titullin në Serie A

72
30-mije-tifoze-te-interit-i-shkelin-rregullat-e-covid-19-per-ta-festuar-titullin-ne-serie-a

Mbi 30 mijë tifozë të Interit e festuan titullin e klubit të tyre të dashur në Serie A nëpër rrugët e Milanos të dielën, duke shkaktuar polemika me shkeljen e rregullave për mbrojtje ndaj COVID-19.

Interi iu kishte bërë thirrje tifozëve të festonin me përgjegjësi, duke e respektuar distancën sociale dhe masat e pandemisë.

Megjithatë, sapo mbaroi ndeshja mes Sassuolos dhe Atalantës, mijëra tifozë u mblodhën në rrugët e Milanos, kryesisht në sheshin Piazza Duomo.

“Tani është koha për të festuar, për të gjithë tifozët e Interit. Një gëzim të cilin ju ftojmë ta shprehni në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme: sepse ne jemi kampionë edhe për këtë”, Interi iu kishte bërë thirrje tifozëve të vet.

Sipas mediave italiane, 30 mijë tifozë të Interit e festuan titullin në rrugët e Milanos.

Italia është në mes të vaksinimit të popullsisë dhe rajoni i Milanos, Lombardia, është ndër më të prekurit nga koronavirusi.

Javën e kaluar, qeveria italiane i hapi restorantet dhe kafenetë, dhe derisa dyqanet përballet me kufizime në të gjithë vendin, tifozët e Interit u lejuan të festonin pa i respektuar masat.

Shumë qytetarë të Milanos protestuar në Facebook kundër kryetarit të komunës, Beppe Sala, të cilën e akuzuan se nuk e kontrolloi një ngjarje lehtë të parashikueshme.

 

 

The post 30 mijë tifozë të Interit i shkelin rregullat e COVID-19 për ta festuar titullin në Serie A appeared first on RahovecNET.