Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet pesë veturave në fshatin Llugë të Podujevës, të dielën.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka njoftuar se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Virusi që pushtoi botën, mbi 153 milionë persona janë infektuar me Covid-19
“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë pesë automjete”, thuhet në njoftimin e saj.
“Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.