Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka deklaruar se Lazio dëshiron njërën nga katër vendet e para.
“Biancocielestët” arritën të mposhtin Genoan në një ndeshje të vështirë me rezultatin 4-3 në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A.
Pas ndeshjes, Inzaghi u shpreh i kënaqur me fitoren dhe deklaroi se skuadra e tij dëshiron një nga katër vendet që dërgon skuadrën në Ligën e Kampionëve.
“Kemi luajtur ndaj një skuadre të mirë, për 80 minuta ishim të mirë, pas penaltisë, Genoa mori iniciativën dhe kemi vuajtur në fund”, tha ai.
“Dëshira jonë është zona e Ligës së Kampionëve, kemi bërë një sezon të mirë, kemi humbur edhe pikë në një fazë të kampionatit”, shtoi ai.
“Duam të jemi për vitin e pestë në Evropë, kur erdha unë kishim 20 vite pa e bërë. Por është e qartë që duhet të përforcohemi për ta bërë këtë gjë”, tha Inzaghi.
“Tani për tani mendojmë vetëm të mbyllim kampionatin mirë, me presidentin kam raporte të mira, flasim me qetësi. Lotito ka gjëra personale, por nuk do të ketë probleme në këtë aspekt”, përfundoi Simone Inzaghi.
The post Inzaghi: Duam një vend në Ligën e Kampionëve, rinovimi në fund të sezonit appeared first on RahovecNET.