Haxhiu: Të jetësohet kërkesa e Veselit për formimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Serbisë në Kosovë

181
haxhiu:-te-jetesohet-kerkesa-e-veselit-per-formimin-e-gjykates-nderkombetare-per-krimet-e-serbise-ne-kosove

Ndër të tjerash, Haxhiu ka kërkuar të jetësohet kërkesa e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta formuar Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Serbisë në Kosovë, transmeton Rahovec.net.

Postimi i plotë:

Masakra e Studimes me 02.05.1999 është ndër masakrat më të mëdha që u krye në Kosovë nga Serbia pushtuese.

Brenda 90 minutave në fshatin Studime u vranë 116 shqiptarë të pafajshëm dhe të pambrojtur, derisa u plagosën 25 të tjerë. Ndonëse ka të dhëna të mjaftueshme për urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre, ende nuk ka asnjë të akuzuar apo dënuar.

Iniciativa e kryetarit Kadri Veseli për krijimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë, është e domosdoshme dhe duhet të jetësohet.Shpirtrat e mijëra shqiptarëve që u vranë në mënyrë barbare në luftën e fundit nga okupatori serb nuk do të pushojnë të qetë pa u dënuar urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e krimeve në Kosovë.

Lavdi e përjetshme gjithë të rënëve për liri!