Flaka Loxha është eliminuar nga European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Ajo në fazën e parë të repesazhit u mposht nga xhudistja portugeze, Wilsa Gomes pasi mori tri ndëshkime.
Paraprakisht, Loxha ishte mposhtur në çerekfinale nga xhudistja holandeze, Pleuni Cornerlisse.
Kështu, Loxha i bashkohet Erzës dhe Fationës që janë eliminuar dhe nuk kanë arritur medalje.
E vetmja në garë momentalisht është Laura Fazliu e cila do të garojë për medaljen e bronztë.
The post Edhe Flaka Loxha mbetet pa medalje appeared first on RahovecNET.