Qeveria ndan 6.8 milionë euro për barna nga lista esenciale dhe miraton Kornizën Afatmesme për vitet 2022-2024

185
qeveria-ndan-6.8-milione-euro-per-barna-nga-lista-esenciale-dhe-miraton-kornizen-afatmesme-per-vitet-2022-2024

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë gjatë mbledhjes se mjetet nga pika 1 e këtij vendimi ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike.

“Ndahen mjete financiare 6,8 milionë euro në Ministria e Shëndetësisë në nënprogramin shërbime përkatëse farmaceutike. Mjetet nga pika 1 e këtij vendimi, ndahen nga programi i rimëkëmbjes ekonomike që të furnizohet sigurimi me barna esenciale nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Murati.

Në këtë mbledhje Qeveria ka miratuar edhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024.

Ministri Hekuran Murati tha se kanë bërë më të mirën e mundshme për këtë dokument.

Ai tha dokumente parasheh ndihmë për shëndetësi, ekonomi e çështje sociale.

“Synimet janë mposhtja dhe përballjen me pandeminë si dhe rimëkëmbjen ekonomike”, tha Murati.

Qeveria ka miratuar rregulloren për përcaktimin dhe pranimin e rasteve të sinjalizuesve.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është votuar para dy vitesh, por që nuk është nxjerrë rregullorja, prandaj kanë përshpejtuar miratim e saj.

“Siç jeni në dije Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka hyrë në fuqi në vitin 2018 dhe i njëjti ka paraparë se brenda gjashtë muajsh të nxjerrët edhe rregullorja për mbrojtjen e sinjalizuesve, pra për mbrojtjen e zyrtarëve që raportojnë shkeljet që ndodhin brenda institucioneve. Miratimi i saj është vonuar për dy vite. Rregullorja përmban 19 nene, ku rregullon të drejtat e sinjalizuesve”, tha Haxhiu.

Pro miratimit të kësaj rregullore kanë votuar të gjithë anëtarët e kabinetit qeverisës.

Ndryshe, Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve përcakton rregullat për sinjalizimin, procedurën e sinjalizimit, të drejtat dhe mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e institucioneve publike dhe subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.

Sinjalizues është çdo person i cili raporton ose shpalos informacione për një kërcënim ose cenim të interesit publik në kontekstin e marrëdhënies së vet të punës në sektorin publik ose privat./Rahovec.net/