Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa duket qartazi se ka mbajtur linjën e njëjtë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou, ndonëse të tri këto organe do të duhej të funksiononin si të pavarura nga njëra-tjetra.
Apeli nuk u ka besuar as zotimeve të shtetit të Kosovës, me saktë nga Policia e Kosovës, se ka kapacitetet e mjaftueshmne për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të akuzuarve gjatë kohës së qëndrimit ntë tyre në lirim të përkohshëm. Kjo bëhet paradoksale kur dihet fakti se kjo Gjykatë është e Kosovës, është e themeluar dhe vepron me ligjet e nxjerra nga Kuvendi i Kosovës.
Më poshtë gjeni vendimet e Apelit: