OHT dhe Drejtoria e Turizimit në Ulqin nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

54
oht-dhe-drejtoria-e-turizimit-ne-ulqin-nenshkruajne-marreveshje-bashkepunimi

 

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Turistike në Ulqin. Në ditën hapjen e sezonit veror në këtë vend, Kosova dhe Mali i Zi po synojnë që të ndajnë përvojat dhe kapacitetet bashkërisht.

Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka theksuar se nga sot është bërë hapja e sezonit veror në Ulqin.

“E cila mendoj se do të rezultojë së shpejti edhe me frytet konkrete. Jam i sigurt qe institucionet e jona hotelerike, gastronomike dhe të turizmit në përgjithësi dhe Ulqini si destinacion në përgjithësi është i gatshëm dhe gjithmonë ka shprehur dëshirën që të jetë në kontakt me Kosovën… Ky nënshkrim do të jetë një urë gur i mirë dhe në shtator do të shënojmë rezultatet për sezonin në Ulqin”, theksoi ai.

E kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se kjo marrëveshje do të ketë të mira për të dyja vendet, marrë parasysh se rastësisë edhe me hapjen e sezonit.

“Shpresoj që do të dërgohet një mesazh që Ulqini ju pret, Ulqini i pret të gjithë. Prandaj kjo është një marrëveshje edhe më e madhe se sa vëllazërore… Të gjitha përvojat do të shkëmbehen mes veti dhe ndihma reciproke mes neve”, shtoi ai.

Sonte në Ulqin, do të mbahet festivali tradicional “Maj Fest”.

The post OHT dhe Drejtoria e Turizimit në Ulqin nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi appeared first on Gazeta Press.