Milanit i rikthehen tre lojtarët kryesorë për ndeshjen ndaj Beneventos

89
milanit-i-rikthehen-tre-lojtaret-kryesore-per-ndeshjen-ndaj-beneventos

Milani pritet t’i ketë Alessio Romagnolin, Rafael Leaon dhe Zlatan Ibrahimovicin përsëri në formacionin startues kundër Beneventos të shtunën në mbrëmje.

Rossonerët vazhdojnë të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin tjetër dhe trajneri Stefano Pioli ka disa lajme të mira dhe të këqija përpara ndeshjes kundër të përzgjedhurve të Filippo Inzaghi.

Sky Sport Italia raporton se Simon Kjaer dhe Davide Calabria janë në dyshim për duelin , pasi ata kanë disa simptoma të gripit.

Nëse rikuperohen me kohë, ata do të startojnë, pasi Romagnoli pritet të fillojë në qendër të mbrojtjes me përfaqësuesin danez.

Nëse Kjaer nuk ia del dot, Fikayo Tomori pritet të zërë vendin e tij përkrah Romagnolit.

Leao pritet të zëvendësojë Ante Rebicin në të majtë në tridentin sulmues pas Zlatan, i cili është rikuperuar nga një problem muskulor që e mbajti atë jashtë dy humbjeve ndaj Sassuolos dhe Lazios.

The post Milanit i rikthehen tre lojtarët kryesorë për ndeshjen ndaj Beneventos appeared first on RahovecNET.