Ish- eurodeputeti gjerman takon Kurtin, qeveria e quan “mbështetës të kahmotshëm” të kryeministrit

374
ish-eurodeputeti-gjerman-takon-kurtin,-qeveria-e-quan-“mbeshtetes-te-kahmotshem”-te-kryeministrit

Sipas komunikatës së qeverisë ish-eurodeputeti është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë dhe mbështetës i kahmotshëm i kryeministrit Kurti.

Në takimin që u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Punës ata trajtuan shumë tema, me theks të veçantë socialdemokracinë.

Kryeministri Kurti e njoftoi z.Fleckenstein për vizitën e tij në Bruksel dhe takimet e shumta që pati atje me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerë dhe eurodeputetë.

“Ish-eurodeputeti Fleckenstein e përgëzoi kryeministrin Kurti për vizitën e suksesshme dhe i dëshiroi sukses në realizimin e planeve për reforma në shumë fusha, që do t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të vendit”, thuhet në njoftim. /Rahovec.net/