Gjobiten mbi 880 qytetarë nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave antiCOVID

160
gjobiten-mbi-880-qytetare-nga-policia-e-kosoves-per-mosrespektim-te-masave-anticovid

Qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID për parandalimin  e përhapjes së COVID-19, po vazhdojnë të gjobiten nga Policia e Kosovës.

Për 24 orë janë shqiptuar 883 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.