Dogana konfiskon mbi 100 mijë cigare të kontrabanduara

17
dogana-konfiskon-mbi-100-mije-cigare-te-kontrabanduara

Njësitet e anti-kontrabandës në Doganën e Kosovës kanë hasur në një automjet ku ishin 10 paketa me cigare të kontrabanduara.

Sipas njoftimit, automjeti i dyshuar si dhe 100 mijë copë cigare të gjetura në të janë konfiskuar nga ana e zyrtarëve doganorë.

“Njësitet e anti-kontrabandës kanë identifikuar një automjet  të dyshuar të cilin e kanë ndaluar dhe pas kontrollimit janë gjetur të ngarkuara 10 paketa me cigare të kontrabanduara respektivisht 100,000 copë cigare. Automjeti si dhe cigaret e kontrabanduara janë konfiskuar gjithashtu ka filluar procedura kundërvajtëse kundrejt personit përgjegjës”, thuhet në njoftimin e Doganës.