Suarez mesazh nga larg Messit: “S’do të gjejë askund më mirë se në Barcelonë”

110
suarez-mesazh-nga-larg-messit:-“s’do-te-gjeje-askund-me-mire-se-ne-barcelone”

Një sezon i tërë që nuk e vesh fanellën e Barcelonës, Luis Suarez e ka shijuar ndjenjën e të qenit larg klubit ku ka fituar shumë dhe ka kaluar momente të paharrushme.

Rrugës për t’u larguar nga Barça, raportohet se është edhe Lionel Messi, por Suarez, e di që jeta pas Barcelonës është më e vështirë se sa mendohet në fillim.

Me një fjalë, ai ka këshilluar 33-vjeçarin të vazhdojë të qëndrojë në Camp Nou.

“Gjëja më e mirë do të ishte të mbaronte karrierën e tij atje ku ai ka qenë më i lumtur”, u shpreh Suarez për TV3.

“Nëse më pyetni, si mik, do t’ju tregoj se nuk e shoh diku tjetër përveç Barcelonës, nuk do të ishte mirë për të. Por ai në fund do të marrë vendimin. Barcelona është skuadra që i ka dhënë gjithçka, ashtu sic i ka dhënë ai klubit”.

The post Suarez mesazh nga larg Messit: “S’do të gjejë askund më mirë se në Barcelonë” appeared first on RahovecNET.