Mbi dy mijë shtëpi e banesa përfitojnë nga projekti amerikan për efiçiencë energjetike
Mbi dy mijë shtëpi e banesa në të gjithë Kosovën do të izolohen për t’u bërë më efiçiente. Mbështjellje, rregullim i kulmit dhe dritareve, janë vetëm disa prej rinovimeve që do të bëhen në kuadër të projektit të efiçiencës energjetike, financuar nga qeveria amerikane përmes Korporatës se Sfidave të Mijëvjeçarit. Zbatimi i projektit ka filluar sot, ndërsa do të ketë shtrirje në të gjitha komunat e Kosovës, dhe i njëjti do të ndihmojë në zvogëlimin e kostos së rinovimeve për efiçiencë të energjisë dhe në zvogëlimin e konsumit të energjisë në amvisëri./21Media
The post Projektet amerikane në Kosovë! appeared first on Gazeta Press.