Sot, në lagjen Tophane në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor Qendra, të cilët (me rroba civile) janë të përfshirë ne Planin Operetiv për Prandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa vjedhjeve të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.
Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve në ai që ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit:
E.G . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me 9 raste të vjedhjeve të rënda ,që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.