Pasi u zinë e grinë, tre musketjeret e “Për’puthen” bëhen sërish bashkë

47
pasi-u-zine-e-grine,-tre-musketjeret-e-“per’puthen”-behen-serish-bashke

Emisioni “Për’puthen” është aktualisht reallity show me shikueshmërinë më të lartë nga publiku shqiptar por jo vetëm.

Duke qenë se emisioni ka në fokus dashurinë, krijohen shumë konfikte dhe zënka midis konkurrentëve.

Ajo që trazoi ujërat në “Për’puthen” ishte konkurrentja Gladiola Zenalaj, e cila fitoi në mënyrë direkte vëmendjen e publikut.

Gladiola, ose siç njihet ndryshe Ola, u fut në emision me ide të qarta, ide të cilat turbulluan të gjithë rrjedhën e emisionit.

Gladiola u shpreh se kishte ardhur në emision për të njohur djemtë, veçanërisht Muratin dhe Andin.

Mesa duket, kjo deklaratë e konkurrentes erdhi si hakmarrje ndaj ish shoqes së saj Jasmina Kadriu, e cila tashmë kishte shprehur ndjenja për Andin.

Të dyja konkurrentet kanë qenë më parë shoqe dhe për shkak të një zënkë jashtë emisionit, e kishin perfunduar miqësinë e tyre.

Dy konkurrentet mbronin secila imazhin e tyre, duke mos treguar asnjëherë sesi qëndron e vërteta.

Duket se zënkat midis dy konkurrentëve janë sheshur jashtë syve të kamerave.

Ajo që krijoi dyshime për miqësinë e tyre, ishte një video e cila qarkulloi para ca kohësh, në të cilën Ola dhe Jasmina shfaqeshin poshtë të njëjtit ndertes.

Mund të mohojnë lajmet, thashethemet e ndryshme, por e vërteta nuk shtrembërohet asnjëherë.

Së fundmi, Jasmina, Sara dhe Ola janë shfaqur në një sallon bukurie, ku publikuan disa video në të cilat duket qartë se ujërat midis Jasminës dhe Olës janë qetësuar dhe se po shijojnë sërish shoqërinë e njëra – tjetrës.

The post Pasi u zinë e grinë, tre musketjeret e “Për’puthen” bëhen sërish bashkë appeared first on Gazeta Press.