Magjia e Neymar nuk përfundon në rrjetë

19
magjia-e-neymar-nuk-perfundon-ne-rrjete

Se Neymar Junior është një magjistar me topin, kjo as nuk vihet në diskutim.

Këtë më së miri e tregon edhe magjia e fundit në stërvitje, por që fatkeqësisht, shtylla nuk e lejoi topin që të hyjë brenda.

Neymar po përgatitet fort që të jetë në formë fizike të mirë për ndeshjen e kthimit me Manchester Cityn në Champions League.

Ai shkëlqeu në gjysmëfinalen e parë, por PSG pësoi dy gola naiv dhe tani do të kërkojë të dhurojë spektakël në Angli për të arritur në finale, por s’do të jetë e lehtë pas humbjes 2-1 në shtëpi.

The post Magjia e Neymar nuk përfundon në rrjetë appeared first on RahovecNET.