Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave ka mësuar kundërshtaret për ndeshjet parakualifikuese në Kupën e Botës 2023.
Në shtëpinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës u tërhiq shorti ku ‘Dardanet’ mësuan kundërshtaret.

Vashat kosovare në grup do ta kenë Kombëtaren e Shqipërisë.
Në Grupin F, si kundërshtarë Kosova do t’i ketë këto shtete: Norvegjia, Belgjika, Polonia, Armenia dhe Shqipëria.

Ndeshje te para priten të fillojnë nga muaji shtator i këtij viti.
The post Kombëtarja e Kosovës mëson kundërshtaret në Kupën e Botës 2023 appeared first on RahovecNET.