Klubet e futbollit anglez bojkotojnë rrjetet sociale nga sot deri të hënën

79
klubet-e-futbollit-anglez-bojkotojne-rrjetet-sociale-nga-sot-deri-te-henen

Autoritetet e futbollit anglez kanë bashkuar forcat për të bojkotuar mediat sociale nga sot deri të hënën si përgjigje ndaj abuzimeve racore ndaj lojtarëve nëpër platformat online.

Klubet e përfshira në Premier Ligë dhe në të gjitha nivelet e futbollit anglez do të pushojnë aktivitetet e tyre në llogaritë që kanë në Facebook, Twitter dhe Instagram, për të theksuar atë që duhet të bëjnë këto kompani për të zhdukur urrejtjen online.

“Qasja raciste e çfarëdo forme është e papranueshme dhe abuzimi që jemi duke parë se po pranojnë lojtarët tanë në këto platforma, nuk mund të lejojmë që të vazhdojnë”, ka thënë udhëheqësi i Premier Ligës Richard Masters.

Ish-sulmuesi i ekipit të Arsenal-it, Thierry Henry ka thënë muajin e kaluar se ka hequr dorë nga rrjetet sociale për shkak të racizmit që është shpërfaqur aty.

Në shkurt të këtij viti, institucionet angleze të futbollit, u kanë nisur letra të hapura kompanive si Facebook dhe Twitter, duke iu bërë thirrje që të bëjnë përmirësime në këtë aspekt, si dhe të rrisin shkallën e verifikimit të përdoruesve.

Kështu nga sot e deri të hënën aktiviteti i tyre në rrjete sociale dhe në media pushon.

The post Klubet e futbollit anglez bojkotojnë rrjetet sociale nga sot deri të hënën appeared first on RahovecNET.