Gjobiten me 500-800 euro kompanitë që po ndotin rrugët në Prishtinë

61
gjobiten-me-500-800-euro-kompanite-qe-po-ndotin-rruget-ne-prishtine

Kompanitë që ndotën mjedisin në Prishtinë janë dënuar nga Komuna e Prishtinë me nga 500 dhe 800 euro.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se janë gjobitur disa kompani që e kanë ndotur mjedisin.

“Ndotja e mjedisit, ndëshkohet!”, shkroi Tahiri në Facebook.

Kujtojmë, që qytetarët e Prishtinës vazhdimisht janë ankuar se kompani të ndryshme po ndotin rrugët dhe ajrin në vend nga pakujdesia e tyre.