​Sogojeva kërkon përkrahje për sektorin e hotelerisë me 1 miliard euro

158
​sogojeva-kerkon-perkrahje-per-sektorin-e-hotelerise-me-1-miliard-euro

 

Pa pasur mbështetje nga shteti me mbi 1 miliard euro për sektorin e hotelerisë dhe turizmit, rrezikohen të mbyllen mijëra biznese të këtij sektori për shkak të humbjeve të mëdha si pasojë e pandemisë Covid-19.

Kështu ka thënë Hysen Sogojeva kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) gjatë takimit me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ai përmendi se si pasoj e pandemisë rrezikohen 13 mijë biznese të këtij sektori.

Sogojeva po ashtu tha se mundësia e vetme është hapja e këtyre sektorit dhe marrja e masave të shtetit ndaj atyre bizneseve të cilat nuk respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Jam kategorik që të hapet ky sektor dhe merr masa ndaj atyre që nuk respektojnë masat. Megjithatë, është e nevojshme se për t’i shpëtuar bizneset e sektorit të hotelerisë dhe turizmit nga mbyllja duhet intervenim nga shteti me mbi 1 miliardë euro, pasi dëmet janë të mëdha që janë shkaktuar tash e mbi një vit nga mbyllja”, tha ai.

Për këtë mbyllje, Sogojeva nuk ka përjashtuar mundësinë që të organizojnë edhe protesta nëse vazhdon kjo mbyllje e këtij sektori nga Qeveria.

Po ashtu Sogojeva ka kërkuar në këtë takim të themelohet Agjencia Kombëtare e Turizmit, që sipas tij, do ta ndihmonte këtë sektor për zhvillim.

Ai tha se vetëm 10 mijë euro është buxheti i ndarë për turizëm nga shteti.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala dhe anëtari i këtij i Komisionit ngritën shqetësimin e tyre se nëse nuk vaksionohet popullata deri në verë dhe nuk hapet sektori i turizmit dhe gastronomisë do të shtyjë diasporën që mos të vijë sivjet në Kosovë.

The post ​Sogojeva kërkon përkrahje për sektorin e hotelerisë me 1 miliard euro appeared first on Gazeta Press.