Punëtori i bankës në Prishtinë raporton në polici për deponimin e 784 eurove falso

30
punetori-i-bankes-ne-prishtine-raporton-ne-polici-per-deponimin-e-784-eurove-falso

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka raportuar në polici se nga persona përgjegjës të kompanive të ndryshme janë deponuar 32 kartëmonedha dhe bankënota metalike në shumën 784 eurosh.

Këto para dyshohet se janë falso, prandaj bankënotat janë sekuestruar për procedura hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË/Prishtinë 01-27.04.2021 – NN. Një mashkull kosovar, zyrtarë në një bankë ka raportuar, se ne një filial të kësaj banke, nga persona përgjegjës të kompanive të ndryshme  janë deponuar 32 kartëmonedha dhe bankënota metalike në shumën 784 (shtatë qind e tetë dhjetë e katër)  €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Të gjitha bankënotat janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.