Prokuroria nis hetimet, por Muhaxheri nuk beson se do të intervistohet për pretendimet e VV-së

191
prokuroria-nis-hetimet,-por-muhaxheri-nuk-beson-se-do-te-intervistohet-per-pretendimet-e-vv-se

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet lidhur me pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se Komuna e Pejës ka keqpërdorur paranë publike, duke u dhënë tenderë familjarëve të zyrtarëve komunalë.

Mirëpo, kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, tha që ai nuk beson se do të intervistohet nga prokuroria për këtë rast.

Jo, nuk jam intervistuar e as që do të intervistohem, besoj”, tha Muhaxheri për Gazetën Sinjali.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Sinjali se prokuroria ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me pretendimet se ka pasur keqpërdorim të parasë publike nga Komuna e Pejës.