Kurti e arsyeton para Borrellit “JO-në” ndaj Vuçiqit

232
kurti-e-arsyeton-para-borrellit-“jo-ne”-ndaj-vuciqit

Kurti tha se “fillimisht do ta aprovojmë planin e punës”, ndërsa shtoi se duan të marrin më shumë informacion për marrëveshjet e arritura deri tash dhe të koordinohen me partitë opozitare.

Lexo edhe:

Borrell: Inkurajova Kurtin të përfshihet në dialog – shumë shpejt do kemi takimin e lartë

“Ne kemi nevojë të kemi më shumë informacion dhe dokumente rreth marrëveshjeve të arritura në mënyrë që të përgatitemi. Në të njëjtën kohë, gjatë muajit maj, ne do të takohemi me partitë opozitare në Kosovë dhe të kemi një dialog me principe dhe të mirëpërgatitur sepse nuk duam të gabojmë”, tha Kurti.

Ai tha se në qershor mund të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Në muajin qershor diku mund të kemi fillimin e kapitullit tjetër të dialogut”, tha Kurti.

Lexo edhe:

Kurti i thotë Borrellit se nuk do ta neglizhojë dialogun: Mund të llogarisni tek ne