Këngëtari i njohur kosovar shpërthen në akuza ndaj policit që e gjobiti dy herë brenda pesë minutash

12
kengetari-i-njohur-kosovar-shperthen-ne-akuza-ndaj-policit-qe-e-gjobiti-dy-here-brenda-pese-minutash

Këngëtari Labinot Rexha është ankuar se si është gjobitur nga Policia e Kosovës, pas kthimit nga Zvicra. Ai e ka ofenduar zyrtarin policor që e ka gjobitur, duke e quajtur idiot, të pa shkolluar, të pa diciplinuar dhe të mllefosur e inatosur, siç ka thënë, nga sukesi i tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rexha ka pretenduar se polici Fadil Krasniqi ka fyer familjen e tij dhe atë me fjalë banale dhe së në fund e ka gjobitur me 200 euro, derisa pas 5 minutave e ka gjobitur sërish me 30 euro.

Ai ka thënë se ka edhe video nga ky rast.

“Polici i pa shkolluar i pa diciplinuar i mdhefosur dhe inatosur   nga suksesi im  Fadil Krasniqi, unë sapo kam ardhur nga zvicra dhe ne vendlindjen time Rahovec ne ora 23:15 te natës, nuk merr parasysh qe kam ardhur nga rruga me fyen familjen, dhe mua po ashtu me fjalë më banale te mundshme, ne fund me jep gjobë 200€ dhe me atë rrugë kam shkruar në stacion policor më të afert Rahovec, dhe atje ishte vetura ime me pasagjer mbrenda dhe vetura ishte e Dhezur, perseri vjen i njejti polici pa kurfar edukate me gjobit  dhe nje her mbas 5 minuta edhe njeherë me 30€”, ka shkruar Rexha.