Edhe puntanta e sontme në “Përputhen” solli shumë të papritura mes konkurrentëve.
Takimi i Sindit me Geljanin e bëri Sarën xheloze, andaj ajo kërkoi takim 4 minutësh, ku edhe tregoi një vendim që nuk pritej.
Sara tha se Geljani është arsyeja e vetme përse po qëndron në program, ngase nuk e sheh veten të lidhur me asnjë djalë tjetër.
Në anën tjetër Geljani kërkoi pak kohë ngase deklaratën e saj nuk e priste, por nuk mungoi reagimi i Atdheut, me të cilin para disa javësh ishte shumë e afërt.
“Po më vjen keq për Geljanin, s’jemi dele, nuk hamë bar.
Nuk e besoj gjithë këtë”, u shpreh ai.
Në anën tjetër Sara tha se me Atdheun kishte një takim si mundësi të dytë dhe nuk e dinë ku janë, andaj dëshiron të fokusohet tek Geljani.
The post Gjakovari i reagon Sarës pas asaj çka tha për Gajlanin appeared first on Gazeta Press.