Deputetët e VV votuan që Kosova ta paguaj rrymën 11 milionë euro për serbët në veri

219
deputetet-e-vv-votuan-qe-kosova-ta-paguaj-rrymen-11-milione-euro-per-serbet-ne-veri

Ky vendim u propozua nga deputetët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Armend Muja ndërsa kundër ishin deputetët e opozitës, transmeton Rahovec.net.

Pati shumë përplasje në Komisionin për Ekonomi lidhur me çështjen e pagesës së rrymës për Veriun e Kosovës.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili i bëri apel deputetëve të Vetëvendosjes që të votojnë kundër pagesës së rrymës për veriun e Kosovës.

Me këtë rast, Uran Ismaili tha se “nëse ne si deputet nuk e ngrisim zërin kur shohim abuzim, atëherë ne po ja mundësojmë rrugën krimit. Nuk mund të gjejmë arsyetime, e kemi rastin të votojmë kundër, dhe duhet të votojmë kundër.”

Në këtë çështje, deputetët e VV-së përfshirë Mimoza Kusari-Lilën dhe Armend Mujën votuan për pagesën e rrymës së veriut, ndërsa deputetët e opozitës në këtë komision votuan kundër. /Rahovec.net/