Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës nga Vushtrria

63
vdes-zyrtari-i-policise-se-kosoves-nga-vushtrria

Mëngjesin e sotëm, në moshën 54-vjeçare ka vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës nga Vushtrria, Kadri Mehmeti

Lajmin për vdekjen e 54-vjeçarit e ka bërë të ditur djali i tij, përmes një njoftimi në Facebook.

“Të dashur familjarë shokë dhe miqë, me dhimbje dhe pikëllim ju njoftojmë qe sot me datën 28.04.2021 në moshën 54 vjeçare Baba im, KADRI (ABIT) MEHMETI ia dorëzoi shpirtin krijuesit te gjithesise, e lusim All-llahun e madhëruar qe ta pranoje ne mëshirën e tij amin. Varrimi behet sot me ikindi, ne varrezat e fshatit Begaj”, ka shkruar ai.

Po ashtu, për vdekjen e Kadri Mehmetit kanë njoftuar edhe familjarë tjerë të tij, të cilët kanë bërë të ditur se tashmë i ndjeri, ishte zyrtar i Policisë së Kosovës.