Thirrje për bizneset që të aplikojnë për subvencionim të pagës dhe qirasë

48
thirrje-per-bizneset-qe-te-aplikojne-per-subvencionim-te-pages-dhe-qirase

 

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u ka bërë thirrje bizneseve që të aplikojnë për subvencionim të pagës së punëtorëve, subvencionim të pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas vendimit të 5 prillit.

Sipas njoftimit të ATK-së për subvencionim të pagës së punëtorëve mund të aplikojnë bizneset me aktivitet të vetëm gastronominë, biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi, biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur, biznes me aktivitet fitnese dhe palestra dhe biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.

Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikojë qiramarrësi, nëse është: biznes me aktivitet të vetëm gastronominë dhe biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.

Udhëzuesin për aplikim për subvencionim të pagave të punëtorëve dhe qirasë, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org./21Media

The post Thirrje për bizneset që të aplikojnë për subvencionim të pagës dhe qirasë appeared first on Gazeta Press.