“Të gjitha variantet e dialogut Kosovë-Serbi çojnë në ndryshim të kufijve”

20
“te-gjitha-variantet-e-dialogut-kosove-serbi-cojne-ne-ndryshim-te-kufijve”

Ai ka thënë se mund t’i vonojmë proceset pesë apo dhjetë vjet, megjithatë të gjitha variantet cojnë në ndryshimin e kufijve.

“Të gjitha variantet të çojnë të ndryshimi i kufijve. Nëse i refuzojmë të gjitha projektet, e shtyjmë dhjetë vjet apo pesë, duke mos u bërë pjesë e institucioneve ndërkombëtare”, është shprehur Murati në Pressing.

“E në anën tjetër Asociacioni i Komunave serbe mund të na defunksionalizojë. Të gjitha këto variante pas pesë apo dhjetë vjetëve na çojnë të ndryshimi i kufijve. Mirëpo, atëherë ka gjasa që ne nuk do të marrim asgjë”.

Tutje, Murati tha se aktualisht është moment ideal që edhe shqiptarët e Kosovës Lindore të futën si pjesë e dialogut pasi është situatë identike me serbët në Kosovë.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë që ata (qytetarët e Presheves, Medvegjës dhe Bujanoci) të bëhen pjesë e dialogu dhe çdo gjë që kërkojnë serbët, ne mund të kërkojmë për shqiptarët sepse situata është identike”, shtoi Murati.