Policia e Kosovës arreston një serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi i tij

55
policia-e-kosoves-arreston-nje-serb-i-cili-ishte-ne-kerkim-nderkombetar,-pritet-ekstradimi-i-tij

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, ku tha se Policia e Kosovës është arrestuar i dyshuari serb duke u referuar bashkëpunimit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

44-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “grabitje të armatosur në një shtet tjetër”.

“Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, përderisa nga autoritetet e Republikës së Kosovës në proces janë procedurat për ekstradim”, thuhet në përgjigjen e tij