Platforma më e madhe e distribuimit kinematografik në botë, Netflix, e ka njohur më në fund Kosovën si shtet.
Kjo vjen si rezultat i një peticioni online të nënshkruar nga 37 mijë shqiptarë me kërkesën që Kosova të vendoset në listën e shteteve të shtrirjes së kësaj platforme.
Lajmin për këtë e bëri të ditur nismëtari i këtij peticioni, Sovran Hoti, përmes një njoftimi në rrjetet e tij sociale.
“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë” ka shkruar Hoti në Facebook.
Peticioni me titull “Add Kosovo as a country in Netflix”, kërkonte sovranitetin e Kosovës në Netflix, duke vendosur kodin telefonik në hyrje të regjistrimit për shqiptarët nga Kosova që duan të krijojnë qasje në kompaninë gjigante të distribuimit kinematografik.
“Netflix ka shtuar Kosovën dhe në listën e saj të vendeve, me kodin e vet telefonik +383. Ndërsa ka akoma për të bërë, çdo iniciativë, e vogël apo e madhe për të provuar Kosovën si një vend të pavarur, siç është dhe do të jetë gjithmonë, ia vlen!”, ka shkruar tutje Hoti, në njoftimin e Change.Org, ku edhe u parashtrua kërkesa që më pas u aprovua nag vet Netflix. /Njeshi/
The post Netflix njeh Kosovën appeared first on Njeshi.