Mësimdhënësit nuk i kanë marrë shtesat

356
mesimdhenesit-nuk-i-kane-marre-shtesat

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK-u) i është drejtuar me një letër publike Ministrit të Financave, Punës e Transferove, Hekuran Murati pasi që ky i fundit siç thonë nga SBASH-u nuk u përgjigj në dy shkresa zyrtare.

SBASHK po kërkon ekzekutimin e shtesave për muajin mars të premtuar nga Qeveria sipas vendimit të datës 18.02.2021.

“Njëkohësisht kemi kërkuar që me pagat e muajit prill të ekzekutohen shtesat edhe për muajin mars, por nuk kemi marrë përgjigje e as përgjigje në dy kërkesat tona për takim me ju. I nderuar Ministër Murati, gjithashtu iu rikujtojmë se muaji prill është muaji kur bëhet ngritja e përvojës së punës për një vit dhe shpresojmë që ne pagat e muajit prill kjo ngritje do të pasqyrohet në listat e pagave”, thuhet në letrën e SBASHK-ut dërguar ministrit Murati./21Media

The post Mësimdhënësit nuk i kanë marrë shtesat appeared first on Gazeta Press.