Sot, raportuesi në PE për Serbinë, Vladimir Bilçik tha se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë, dhe se topi për këtë proces aktualisht është në anën e Prishtinës zyrtare, transmeton Rahovec.net.
Në sesionin e Komitetit për Integrim Evropian ku ishte edhe kryekuvendari serb, Ivica Daçiq, Bilçik nënvizoi se aktualisht është në përgjegjësinë e Kosovës rifillimi i dialogut.
Sipas tij, dialogu është i rëndësishëm për vet faktin se edhe kosovarët mirëpo edhe serbët do të përfitonin nga pajtimi përmes procesit integrues në BE.
“Përgjigja më e mirë do të ishte një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Prishtinës e Beogradit”, citohet të ketë thënë Bilçik. /Rahovec.net/