Elvisi vazhdon të hedhë thumba për produksionin e “Për’puthen” dhe Arjan Konomin

167
elvisi-vazhdon-te-hedhe-thumba-per-produksionin-e-“per’puthen”-dhe-arjan-konomin

Elvisi u largua nga “Për’puthen” mes një debati shumë të fortë pas një postimi që bëri kundër Antonelës.

Ai pati një përplasje të ashpër me opinionistin e ‘Për’puthen”, Arjan Konomin, i cili ishte i pari që kërkoi që Elvisi të largohej nga “Për’puthen”.

Ndonëse në fillim Arjani e kishte vlerësuar Elvisin për kulturën dhe sjelljen e tij, në fund të gjitha këto ja hodhi poshtë e madje nuk i kurseu ofendimet për ish-konkurrentin.

Megjithëse Elvisi ka kohë që nuk është më pjesë e “Për’puthen” siç duket atij nuk i ka dalë ende inati me opinionistin, konkurrentët dhe produksionin.

Së fundmi ai ka bërë një postim thumbues në Instagram, për të cilin është penduar dhe më pas e ka fshirë.

Shih postimin e plotë:

The post Elvisi vazhdon të hedhë thumba për produksionin e “Për’puthen” dhe Arjan Konomin appeared first on Gazeta Press.