Policia dhe shërbimet sekrete daneze kanë arrestuar gjashtë të dyshuar për terrorizëm gjatë bastisjeve në zonat metropolitane të Aarhus dhe Kopenhagës, njoftoi policia e Jutlandit Lindor.
“Të arrestuarit janë të moshës midis 27 dhe 35 vjeç dhe dyshohen për anëtarësim ose financim të milicisë terroriste të Shtetit Islamik”, tha policia në një deklaratë.
“Dy prej tyre akuzohen se kanë udhëtuar në Siri në verën e vitit 2014 dhe janë rekrutuar nga Shteti Islamik atje”, shtuan autoritetet policore, raporton ATSH.
Pesë prej tyre akuzohen për financimin e aktiviteteve terroriste.
Vetëm në shkurt, 13 persona u arrestuan në Danimarkë gjatë një operacioni antiterrorizëm në lidhje me një rast me lidhje me Gjermaninë.