Abdullahu: Kurti është tucani më i madh politik i pasluftës

185
abdullahu:-kurti-eshte-tucani-me-i-madh-politik-i-pasluftes

“Kryeministri Kurti është tucani më i madh politik i pasluftës. Qasja e tij, por edhe ajo çfarë bëri në Shqipëri”, është shprehur Abdullahu në T7.

Madje Abdullahu nuk hezitoi ta krahasojë Kurtin me një ndër revolucionarët e Revolucionit Kubanes.

“Kurti është goxha njëfarë Che Guevare pan-shqiptar”, ka thënë Abdulalhu.

Tutje, ai përmendi edhe raportet e Kurtit dhe Ramës. Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kurrë më larg njëra-tjetres nuk kanë qenë.

“Kurrë Kosova dhe Shqipëria kurrë më larg nuk kanë qenë. E rëndësishme për të është që një pjesë e qytetarëve të thonë “hallall se po mendon për Shqipëri”, shtoi Abdullahu