Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës, tha se në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie në këtë komunë, u konstatua se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK, shkruan Rahovec.net.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj.
Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës.
Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve. /Rahovec.net/