Vesa Luma më lehtë bën fëmijë, se sa pite

283
vesa-luma-me-lehte-ben-femije,-se-sa-pite

Vesa Luma sot ka ndarë me e saj në Instagram procesin hap pas hapi të përgatitjes së pites me spinaq, që për të është një gjë mjaft e vështirë.

Këngëtarja duket se nuk ka sukses në kuzhinë, ashtu si ka pasur në skenën muzikore e artistike.

Ajo thekson se po provon të bëjë një pite me spinaq, sepse sa herë e kishte provuar, kishte dështuar.

“U nis pitja me spinaq (pas 3 dështimeve, shpresoj kësaj here ia dal… Nana, vjehrra, motrat e tezet e kanë bllok storien tem sot…

Nuk u dorëzova, me lot në sy vazhdojmë tutjeee.

Ty Lian (drejtuat djalit të saj) të kam bo më lehtë se piten..” ka shkruar Vesa në mbishkrimet e secilit hap, duke na lënë të kuptojmë se e ka marrë shumë seriozisht, që ta përfundojë me sukses këtë qëllim që i ka vendosur vetes.

The post Vesa Luma më lehtë bën fëmijë, se sa pite appeared first on Gazeta Press.