Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Besi-Milloshevë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Këtë e bëri të ditur për lajmi.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 14:30 në rrugën Besi -Millshevë ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.