Prishtinë: Sulmohet fizikisht zyrtari i gjykatës në vendin e tij të punës

33
prishtine:-sulmohet-fizikisht-zyrtari-i-gjykates-ne-vendin-e-tij-te-punes

Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht referentin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Sulmi fizik ka ndodhur në vendin e tij të punës, njofton policia.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Gjykata Themelore Hajvali, Prishtinë 26.04.2021 – 08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar zyrtarin e gjykatës (referent), viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.