Në mbledhjen e radhës të mbajtur sot të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit janë diskutuar çështje të ndryshme.
Ndër to, u diskutua edhe rreth deklaratave të ndryshme rreth kurdisjeve të mundshme të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.
“KE po ashtu po i përcjellë me kujdes dhe vëmendje të veçantë deklaratat dhe opinionet e individëve dhe qarqeve të ndryshme rreth kurdisjeve të mundshme të ndeshjeve. FFK-ja ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim, me secilin që ka dhe ofron fakte e të cilat organet e FFK-së do t’i trajton me prioritet dhe kujdes e mbi bazën e fakteve do të ndërmerren masat adekuate. FFK sikur edhe deri më tash është e gatshme dhe e hapur të bashkëpunojë me Prokurorinë e shtetit dhe organet e hetuesisë, duke u bërë thirrje që të jenë të gatshëm të merren dhe të trajtojnë çdo deklaratë të individëve kudo që ata shfaqin dyshime për kurdisje dhe të merr masat e duhura për mënjanimin e këtyre dukurive negative” – thuhej në deklaratë.
Një ndër ndeshjet më të komentuara ishte ajo mes Dritës dhe Prishtinës, ku kjo e fundit fitoi me rezultat 2-1 dhe flitej për një kurdisje të mundshme.
The post ‘Kurdisjet’ e mundshme në futbollin e Kosovës, Federata e Futbollit flet për to appeared first on RahovecNET.