Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njejtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, tha Ahmeti.