Dallim i vogël në vlerë mes Realit dhe Chelseat

11
dallim-i-vogel-ne-vlere-mes-realit-dhe-chelseat

Real Madrid dhe Chelsea do të masin forcat me njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e garës më prestigjioze evropiane, Champions League.

“Los Blancos” janë në luftë në dy fronte, në La Liga dhe Champions League dhe po e kërkojnë me ngulm triumfin në të dyja frontet.

Në anën tjetër, Chelsea i këndellur me Thomas Tuchelin do të kërkojë triumfin në Ligën e Kampionëve. “Blues” po tregojnë paraqitje fantastike nën drejtimin e teknikut gjerman dhe po synojnë trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve.

Bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt, Chelsea ka vlerë më të madhe se Real Madridi.

Vlera e ekipit londinez shkon në 779.8 milionë euro, ndërsa ajo e madrilenëve në 745.5 milionë.

Lojtari më i vlefshëm i “Los Blancos” është Thibaut Courtois me 75 milionë euro, kurse te Chelse është Kai Havertz me 70 milionë.

The post Dallim i vogël në vlerë mes Realit dhe Chelseat appeared first on RahovecNET.