109 zyrtarë publikë nuk e deklarojnë pasurinë

453
109-zyrtare-publike-nuk-e-deklarojne-pasurine

 

Nga gjithsej 4892 zyrtarë të lartë publikë, 4783 zyrtarë kanë bërë deklarimin e pasurisë në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media Agjencioni Kundër Korrupsion.

56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

“Agjencia kundër Korrupsionit njofton se nga gjithsej 4892 e numrit të zyrtarëve të lartë publikë, deklarimin vjetor të pasurisë e kanë bërë gjithsej 4783 zyrtarë të lartë publik ose (97.77%), duke përmbyllur procesin e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë. Nga numri i përgjithshëm prej 4892 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4783 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në komunikatë.

Procesi i deklarimit të pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë ka përfunduar më 31 mars 2021./21Media

The post 109 zyrtarë publikë nuk e deklarojnë pasurinë appeared first on Gazeta Press.