Tahiri: Albin Kurti mashtroi me vaksinat – premtoi se brenda vitit do vaksinoj 60% të qytetarëve

29
tahiri:-albin-kurti-mashtroi-me-vaksinat-–-premtoi-se-brenda-vitit-do-vaksinoj-60%-te-qytetareve

Tahiri tha se qeveria aktuale nuk ka bërë asnjë hap konkret për të siguruar vaksina aq të nevojshme për të shpëtuar jetën e qytetarëve, transmeton Rahovec.net.

“Kryeministër, ke premtuar se brenda vitit do vaksinosh 60% të popullsisë. Kjo i bie afërsisht 1 milion e 100 mijë banorë. Jemi në fund të muajit Prill, dhe asnjë vaksinë të vetme ti nuk e ke siguruar deri me sot. Si ju ke qasur kësaj teme kryeministër?

Botërisht dihet se askush përveç qeverisë, nuk mund të negociojë për vaksina. Me cilin prodhues keni negociuar për vaksina Kryeministër? Prodhuesit janë pak. Dihen me emra. Me cilën? Përveç plotësimit të egove tua politike duke marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, a ka hyrë në agjendën tuaj ndonjë vizitë diku në ndonjë shtet që mund të na ndihmojë në sigurimin e vaksinave”, tha Tahiri.

Kreu i deputetëve të PDK-së tha se sa i përket vaksinave anti covid, qeveria aktuale e ka lënë Kosovën të krahasohet me  Libinë, Kamerunin, Sirinë, Kirgistanin e Zambinë.

“Prandaj, përderisa po dështoni në sigurimin e vaksinave, ju po e bëni Kosovën shtet të dështuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve të saj. Kjo është e pafalshme. Ose veproni, ose lëshoni rrugë. Sepse qytetarët që ju kanë besuar aq shumë e ju kanë votuar me të madhe, sot janë në rrezik direkt për jetë. Ne e dimë që Stalini ka thënë se kur e vret një njeri atëherë ke shuar një jetë. Por një milion jetë të shuara janë vetëm statistika. Nuk besojmë se kjo është mendësia juaj. Prandaj duhet të reflektoni urgjentisht. Sepse rastet e vdekjes, kanë filluar të bëhen statistika”, tha Tahiri.

Ai po ashtu ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili siç tha ai nuk ka bërë asnjë hap të prekshëm për të siguruar vaksina ashtu siç kishte vepruar në qeverinë Kurti 1 me dështimin për të siguruar teste.

Ai tha se Arben Vitia duhet të tregojë para qytetarëve se çka realisht ka ndodhur me dështimin e kontratës për vaksinat Pfizer ndërsa e ka kritikuar ashpër për mos mbështetjen e nevojshme të spitalet dhe personelin shëndetësor. /Rahovec.net/